REPUBLIKA E MAQEDONISË
Maqedonia është vend i lashtë biblik, që gjeografikisht shtrihet në pjesën qendrore të Gadishullit të Ballkanit. Padrejtësisht është ndarë politikisht pas luftërave ballkanike (1912 – 1913), por pas një periudhe të gjatë dhe luftës së vendosur, njëra nga pjesët, përfundimisht fitoi statusin e shtetit – Republika e Maqedonisë.
Republika e Maqedonisë zë një sipërfaqe prej 25 713 km². Kufizohet me disa shtete: në veri me Serbinë dhe Kosovën, në lindje me Bullgarinë, në jug me Greqinë dhe në perëndim me Shqipërinë. Me të gjitha vendet fqinje ka nga disa pika të kalimit kufitar. Territori i Republikës së Maqedonisë karakterizohet nga faktorë natyrorë turistik karakteristik, të cilët rrjedhin nga mozaiku heterogjen i relievit, që si në një tabelë shahu, shfaqet në forma të ndryshme gjeomorfologjike të maleve, ultësirave, fushave, luginave dhe grykave të maleve. Për shkak të formave të relievit, në Republikën e Maqedonisë janë të pranishme kushte të ndryshme atmosferike – nga klimë tipike mesdhetare deri në klimë tipike malore. Ka disa lloje objektesh hidrografike (burime, lumenj, liqene, akumulacione artificiale) me potenciale të shumta turistike. Relievi karakteristik, klima dhe hidrografia mundësojnë praninë dhe zhvillimin e një flore dhe faune të shumëllojshme. Takohen shumë lloje të ndryshme drurësh gjetherënës dhe me gjelbërim të përhershëm, një vegjetacion i shumëllojshëm barishtesh, por dhe bimë ekzotike të kultivuara. Relievi, ujërat dhe bota bimore mundësuan zhvillimin e llojeve të ndryshme të kafshëve të egra, të mëdha dhe të imëta, të shpendëve dhe të peshkut.
Ndërthurja e ngjarjeve të ndryshme historike në territorin e Republikës së Maqedonisë, mundësuan praninë e objekteve të ndryshme mjaft interesante. Këtu mendohet veçanërisht për objektet kulturore – historike dhe për krijimet etnografike, të numrit të madh të vlerave të krijuara siç janë: vendbanimet, lokalitetet turistike, objektet e komunikacionit etj.